Ushtrime Mature Letersi- Ushtrimi 2

Ushtrime Mature Letersi- Ushtrimi 2

Ushtrimi 2 - Teksti Letrar

LASGUSH PORADECI – Kënga pleqërishte
O këngë pleqërishte! Ti vjersh’ e Vendit t’em!
Ti fjalë që më dhimsesh e që më bën ujem!
Tashi jam dëshëruar së largu të më vish:
Dëgjoju, as dëgjoju! moj këngë pleqërish!
………………………………………………………………..
…Në hije të kasolles që nxin atje mi mal,
J-a nis me zë të shtruar…j-a merr më dal-nga-dal…;
J-a thua më të dhembshur…j-a thua më të qarë…,
J-a derdh e përvëluar…j-a zjen… e ja heq zvarë…
Pastaj fillon të ngrihesh, e nis e j-a thërret:
Dh’aq letë- e ngreh së poshti…aq fort e shpje përpjet…,
Aq dyke mërmëruar me zë të parpalitur
Rënkimi –i zemrës s’ate ronitet më të ngjitur…,
Sa… që nga lartësira ku vate fluturoj…,
Me sulm e ulërimë këputet si përroj…
E rrjeth për tatëpjetë prej kulmit qielluar
Si breshër i thërrmuar…si lot i përvëluar…
Pastaj të shuhet zëri…e rrihesh… edhe vdes:
Mjerimi-i vetëvetes të thjevi mes–për-mes:
Së felli-e pa mëshirë të thjevi dhembja jote,
Dëshir’ e varfëruar e Këngës magjiplotë!
………………………………………………………………….
………………………………………………………………….
O këngë pleqërishte! O vjersh’ e Vendit t’em!
O fjalë që më dhimsesh, e që më bën ujem!
O mall! O psherëtimë! O vajë! – O lot i zi!
O shpirt i përvëluar që qan nër syt’ e mi!
Si ngrihet që nga deti një valë- e dëshëruar:
Nga fund’ i zemrës s’ate ti ngrihesh dyke vuar;
E prapë posi vala, që bje së-rish në det:
Ti bje në fellësirën e zemërës së vet.

Pasi te kesh lexuar pragrafin pergjigju pyetjeve te meposhteme, kliko te shigjeta djathtas per pyetjen tjeter:

Alternativa e sakte: C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *