Universiteti Mjekësisë | Kërkon të punësojë 1 Inxhinieri Ndërtimi dhe 2 Inxhiniere Elektronikë / Elektrike

Universiteti Mjekësisë | Kërkon të punësojë 1 Inxhinieri Ndërtimi dhe 2 Inxhiniere Elektronikë / Elektrike

Në zbatim të VKM Nr.914, datë 29.12.2014 ʺPër miratimin e rregullave të prokurimit publikʺ, e ndryshuar, neni 57 dhe 58, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë kërkon të punësojë një inxhinier ndërtimi dhe dy inxhinierisë të fushës elektronike/elektrike/biomedikal si ekspert të jashtëm.

Kriteret që duhet të plotësojnë:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare në degët e inxhinjerisë ndërtimit,/elektronike,/elektrike/biomedikal
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet

Të gjithë personat e interesuar të dorëzojnë pranë Degës së protokoll-arkivës, këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Jetëshkrim sipas formatit standart
  3. Fotokopje leternjoftimit ID
  4. Kopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave
  5. Kopje të noterizuar të librezës së punës

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell mos kualifikim të kandidatit.

Afati dorëzimit të dokumentacionit: brenda datës 28/10/2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *