Shkolla e lartë, nje shkrim nga Post – Matura per te gjithe studentet qe ulen per here te pare ne auditore!

Shkolla e lartë, nje shkrim nga Post – Matura per te gjithe studentet qe ulen per here te pare ne auditore!

Gjithçka në jetë e ka ciklin e saj, pra një fillim dhe një fund. Ky ishte fundi i kujtimeve të bukura të gjimnazit, që me emocionet e asaj që pritet me padurim në të shkollën e lartë, ndoshta nuk vlerësohen sa duhen. Por shoqëria e sinqertë, ato momente të bukura dhe fëmijnore ndonjëherë të bëra në gjimnaz, nuk përsëriten dy herë. E keni dëgjuar shprehjen: “A sikur të isha edhe njëherë i ri?”

E kanë fjalën pikërisht për këtë moshë. E kanë fjalën për ato momente që nuk mund të përsëriten askund tjetër, veçse në gjimnaz. Ajo ndërprerja e mësimit edhe për arsye qesharake sepse dikush bën zhurma “idiote” në klasë apo se dikush tjetër bën zhurmë duke ngrenë, nuk kanë më kuptim në një moshë më maturuar. Kërshëria dhe emocionet mbesin të mëdha për këtë stad të ri të jetës, pasi për herë të parë fitoni pavarësinë nga familja. Pra gjithëkush merr drejtimin e vetë të jetës. Por ekziston edhe një përkufizim: “Atë që do të mësoni në shkollën e lartë, do të duheshin 10 vite që ta kuptonit pa e kryer atë”.

Këtu flasim për mënyrën sesi funksionon jeta dhe të gjitha shoqeritë, që do të lidhen në bazë të interesit, jo aq të pafajshme si më parë. Në fillim për të qenë një grup aq i madh, e për ta përfunduar shkollën, ndoshta edhe i vetëm. Por le të mos “i vrasim” më tepër emocionet tuaja. Gjithsesi një gjë është e qartë, ky hapi i juaji, iu siguron më shumë se një vend pune…

Ndalohet kopjimi i ketij shkrimi pa permendur burimin! Inkurajojm shperdarjen nga faqia jone duke perdorur nje nga butonat me posht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *