
Në zbatim të Ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit Nr.607, datë 31.08.2016 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)”, AKKSHI shpall thirrjen për aplikim për Projektet Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit për periudhën 2021- 2023 në fushat prioritare si më poshtë:
- Agrikulturë, Ushqim dhe Bioteknologji
- Biodiversitet dhe Mjedis
- Uji dhe Energjia
- Shkenca Sociale dhe Albanologjike
- Shëndetësi
- Sisteme dhe Teknologji Informacioni
Institucionet që kanë të drejtë të aplikojnë
Në kuadër të programeve kombëtare, kanë të drejtë të aplikojnë për financim të projekteve të kërkim zhvillimit (PKKZH), Institucionet e Arsimit të Lartë të përcaktuara si të tilla në Ligjin Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” Neni 4, pika 4, si dhe institucionet publike e jopublike, që kanë për objekt të veprimtarisë së tyre kërkimin shkencor në 6 fushat si më sipër.
Kritere të përgjithshme për aplikim
1. Projekt – propozimi duhet të vijë nga një Institucion i Arsimit të Lartë ose Institucion tjetër sipas përcaktimeve të mësipërme, në përputhje me fushat prioritare dhe sipas kërkesave të udhëzuesit përkatës të PKKZH (shiko Udhëzuesin për projektet PKKZH);