Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof.Dr. Arben Gjata priti në një takim Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Sh.S. Znj. Sophia Philippidou

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof.Dr. Arben Gjata priti në një takim Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Sh.S. Znj. Sophia Philippidou

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof.Dr. Arben Gjata priti në një takim Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Sh.S. Znj. Sophia Philippidou, e cila shoqërohej  nga këshilltari pranë Ambasadës Greke Z. Konstantinos Karamousalis.

Në këtë takim ishin të pranishëm zv. Rektorja e UMT, Prof. Dr. Suela Këlliçi, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof.Dr. Xheladin Draçini, Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Prof. Asoc. Ilirjana Zekja.

Gjatë takimit u vlerësua fryma e bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe universiteteve të Greqisë me fokus të veçantë fushën e mjekësisë, sidomos në këtë situatë pandemie, ku mbështetja dhe bashkëpunimi midis shteteve mbetet prioritet kryesor ndërkombëtar.

U diskutua në mënyrë konkrete rritja e mundësive të bashkëpunimit, sot dhe në vijimësi, midis universiteteve me fokus të veçantë fushën mjekësore.

Konkretisht ky bashkëpunim do të vijoj në mundësitë e shkëmbimeve midis stafeve akademiko-mjekësore, studentëve e mundësuar kjo në kuadër të programit Erasmus, në angazhime projektesh, rritje kapacitetesh mjekësore, shkëmbime eksperiencash në fushën e praktikave mjekësore, ofrimin e programeve të përbashkëta në kurrikulat dhe metodologjinë shkencore-mjekësore si dhe pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare kërkimore-shkencore në fushën e mjekësisë.

Nga ana e tij, Rektori shpalosi interesin dhe kapacitetin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në nisma dhe angazhime projektesh në fushën e mjekësisë me interes të përbashkët me universitetet greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *