NJOFTIM- PËR VEND PUNE PERSONEL AKADEMIK, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM- PËR VEND PUNE PERSONEL AKADEMIK, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr. 122, datë 11.11.2020 shpall konkursin për pozicionin e punës 1 (një) vend vakant për “Personel Akademik” në Departamentin e Terapise Stomatologjike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,, si më poshtë vijon:

Kandidatët konkurentë për pozicionin e punës vacant “Personel Akademik” 1 (një) vend nëØ Departamentin e Terapisë Stomatologjike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë ose Fakultetin e Mjekësisë Dentare, dega Stomatologji, studime universitare Brenda ose jashtë vendit.
  5. Të ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 9 (nëntë).
  6. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht);
  7. Të zotërojë aftësi profesionale për vendin e punës që konkurron;

Kritere specifike (të veçanta)

  1. Të ketë specializim, master ose provim pasuniversitar specialiteti pedodonti (nota mesatare mbi 9);
  2. Kandidati të jetë me Doktoraturë në fushën e pedodontisë.
  3. Të ketë mbi 15 vjet eksperiencë pune në pedodonti.
  4. Të ketë mbi 10 vjetë experiencë në mësimdhënie në lëndën e pedodontisë.
  5. Të ketë liçensë profesionale të ushtrimit të profesionit.
  6. Të ketë pjesmarrje active në veprimtari kërkimore ose aktivitete shkencore në fushën e pedodontisë.

 Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Per diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokpje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje; 6. Dëshmi të pjesmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  6. Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  8. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  9. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 11. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  11. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  12. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  13. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, pranë zyrës së ProtokollArkivës, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr. 232, Tiranë) Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 16.11.2020- 27.11.2020 (10 ditë pune)

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për përsonel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i puplikuar ne faqen zyrtare www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *