NJOFTIM- PËR VEND PUNE “PERSONEL AKADEMIK” NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, LËNDA ONKOLOGJI, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM- PËR VEND PUNE “PERSONEL AKADEMIK” NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, LËNDA ONKOLOGJI, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e  Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr. 124, datë 17.11.2020 shpall konkursin për pozicionin e punës 1 (një) vend vakant për “Personel Akademik” në Departamentin e Kirurgjisë, Lënda Onkologji, në Fakultetin e Mjekësisë”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë vijon:

  • Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës vakant “Personel Akademik” 1 (një) vend në Departamentin e Kirurgjisë, Lënda Onkologji, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotëroj gjuhen shqipe të shkruar e të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  6. Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithëshme, studime universitare brenda ose jashtë vendit;
  7. Të ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8 (tetë);
  8. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht);
  9. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin  konkuron;

Kritere specifike:

  1. Të disponojë diploma të nivelit të tretë të studimeve mjekësore;
  2. Të ketë eksperiencë pune në Onkologji mbi 15 vite;
  3. Të ketë eksperiencë mësim dhënie në lëndën e Onkologjisë mbi 4-5 vite;
  4. Të ketë liçencën për ushtrimin e profesionit në specialitetin përkatës nga Urdhëri i Mjekëve;

Kritere preferenciale:

  1. Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe shkencore në fushën e Onkologjisë.
  2. Preferohen kandidatë me dy ose më shumë gjuhë të huaja.
  3. Preferohen të jetë mjek që e njeh mire shërbimin ku punon.
  4. Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në Onkologji.

Kandidatët konkurrentë  duhet të paraqesin  dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Per diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokpje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje;
  6. Dëshmi të pjesmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  7. Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  8. Kopje e noterizuar e dëshmive të njohjes së gjuhëve të huaja;
  9. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  10. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  11. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  15. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, pranë zyrës së Protokoll- Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr. 232, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 23.11.2020 – 08.12.2020 (10 ditë pune)

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për përsonel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i puplikuar ne faqen zyrtare www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al      

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *