NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, me kohë të plotë, në Departamentin e Kirurgjise, Shërbimi i Adiktologjisë dhe Toksikologjisë Klinike, në Fakultetin e Mjekësisë.

 A.Kriteret

Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në shërbimin e Adiktologjisë dhe Toksikologjisë Klinike në Departamentin e Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësise ,dega ‘’Mjekësi  e Përgjithshme”, studime universitare brenda ose jashtë vendit.;
  2. Të zoterojë aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  3. Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 8(tetë).;
  4. Të ketë shtetësi shqiptare;
  5. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht,Frengjisht.Gjermanisht.Italisht,Spanjisht);
  6. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  7. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata per kryerjen e nje vepre penale.

Kritere specifike:

  1. Të disponoje diploma të nivelit të tretë të studimeve mjekësore.
  2. Të  ketë eksperiencë pune si Toksikolog Klinik mbi 15 vite.
  3. Te kete experience mesimdhenie ne lenden e Adiktologjise dhe Toksikologjise Klinike.
  4. Të ketë liçencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhri i Mjekëvë.

Kritere preferenciale:

  1. Preferohen kandidatë që kane marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe shkencore në fushën e Adiktologjisë dhe Toksikologjisë Klinike;
  2. Preferohen kanditatë me dy ose me shumë gjuhë të huaja;
  3. Preferohen kandidatë  që e njohin mirë  shërbimin e Adiktologjisë dhe Toksikologjisë Klinike;
  4. Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombetare në Adiktologji dhe Toksikologji.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  6. Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  8. Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  9. Të paktën dy referenca nga profesorë;
  10. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  11. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  12. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
  15. Vërtetim I Gjendjes Gjygjesore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 21.12.2020 – 06.01.2021(10 ditë pune)

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *