NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK ME KONTRATË 1-VJEÇARE” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, “PERSONEL AKADEMIK ME KONTRATË 1-VJEÇARE” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin “Personel akademik me kontratë 1-vjeçare nga kategoria”Asistent Lektor“per Lëndët Paraklinike,në Departamentin e Kirurgjisë OMF&Paraklinike,të Fakultetit të Mjekësisë Dentare.

 A.Kriteret

Kandidatët për Personel Akademik me kontratë 1-vjeçare nga kategoria “Asistent Lektor”per Lëndët Paraklinike , në Departamentin e Kirurgjise OMF&Paraklinike të Fakultetit të Mjekësisë Dentare duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë shtetësi shqiptare me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Te jetë diplomuar në “Master i Shkencave ne Stomatologji” brenda ose jashtë vendit;
  3. Të zoterojë aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj të BE (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  5. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  6. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata per kryerjen e nje vepre penale.

Kritere specifike:

  1. Të ketë  notën mesatare te ponderuar te diplomes Master I Shkencave ne Stomatologji  baras/mbi 9.5;
  2. Të ketë marrë gradën shkencore Doktor;
  3. Të  ketë jo më pak se 5 vite  eksperiencë profesionale nga perfundimi I studimeve;
  4. Të ketë liçencë nga Urdhëri I Stomatologut  në specialitetin përkates;
  5. Preferohen kandidatë që kane mbi 3 vjet eksperience ne mesimdhenie;
  6. Të ketë publikime në revista shkencore dhe pjesëmarrje në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit;
  7. Të ketë kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare;
  8. Të kenë aftësi të mira komunikuese.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  6. Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  8. Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  9. Të paktën dy referenca nga profesorë;
  10. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  11. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  12. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
  15. Vërtetim I Gjendjes Gjygjesore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit);

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 21.12.2020 – 06.01.2021(10 ditë pune)

 

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *