NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR- SHKENCOR , ME KOHË TË PLOTË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR- SHKENCOR , ME KOHË TË PLOTË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, ndihmës  akademik me karakter mësimor- shkencor , me kohë të plotë, në Departamentin e Morfologjise, Seksioni Histologji-Embriologji në Fakultetin e Mjekësisë.

 A.Kriteret

Kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter mësimor – shkencor, me kohë të plotë, pozicioni ‘Laborante e Lëndës Histologji-Embriologji, Departamenti Morfologjisë  në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë shtetësi shqiptare;
  2. Të zoterojë aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  3. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata per kryerjen e nje vepre penale.

Kritere specifike:

  1. Të ketë  përfunduar cilin e dytë të Studimeve Universitare  të nivelit  “Master Profesional” ose “Master Shkencor”, në programin ’’Teknik I Lartë Laboratori Mjekësor’’ me notë mesatare aritmetike mbi 8 (tetë)dhe notë mesatare  aritmetike të shkollës së mesme mbi 9(nëntë);
  2. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore;     (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht) të mbrojtur me vlerësim A2 e lart;
  3. Të  ketë eksperiencë pune 10 vjet e lart;
  4. Të ketë liçencë nga Urdhëri profesional për ushtrimin e profesionit të laborantit mjekësor;
  5. Të ketë së paku një rekomandim nga një ish-punëdhënës ose koleg pune, aty ku ka punuar më parë.
  6. Të njohë përdorimin e kompjuterit, kryesisht për përpunimin e tekstit

Kritere preferenciale:

  1. Preferohen kandidatë që zoterojnë gjuhën angleze;
  2. Preferohen kandidatë  që njohin të gjithë procedurat laboratorike në përgjithësi, dhe atyre të përgatitjes së preparative histologjike nga lëngjet biologjike në veçanti.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  6. Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  8. Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  9. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
  10. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  11. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  12. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
  15. Vërtetim I Gjendjes Gjygjesore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 21.12.2020 – 06.01.2021(10 ditë pune)

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *