FHF: Kategoritë dhe dokumentacioni për kategoritë e veçanta që mund të perfitojnë bursë për vitin akademik 2020-2021.

FHF: Kategoritë dhe dokumentacioni për kategoritë e veçanta që mund të perfitojnë bursë për vitin akademik 2020-2021.

FHF: Kategoritë dhe dokumentacioni për kategoritë e veçanta që mund të perfitojnë bursë për vitin akademik 2020-2021.


Dokumentat e nevojëshme sipas kategorive për aplikimin online:

Studentët pasi të pajisjen me të gjitha dokumentat sipas kategorisë ku bejnë pjesë të kryejnë aplikimin në linkun e mëposhtëm. Nuk pranohen aplikime të pjesshme. Para aplikimit duhet të hyni me llogarinë e krijuar nga Universiteti (emer_mbiemer.fhfstudent@unitir.edu.al)



Aplikimet do të verifikohen paraprakisht nga specialistët e Fakultetit dhe do të dergohen për verifikim në institucionet përkatëse që kanë lëshuar dokumentacionin dhe do të miratohen në Bordin e Administrimit të UT-së. Pas miratimit të bursës nga Bordi i Administrimit studentët do të njoftohen për hapjen e llogarisë bankare. Bursa u jepet studentëve përfitues çdo muaj në llogarinë bankare pas konfirmimit të frekuentimit të programit të studimit nga përgjegjësi i njësisë bazë.
Studentët që regjistrohen në vitin e parë dhe të viteve të tjera mund t’a dorëzojnë dokumentacionin nga data 25/11/2020 deri në 10/12/2020.
Dorëzimi i dokumentacionit origjinal do të kryhet në kutitë postare të vendosura brenda ambienteve të FHFsë. Për studentët që e jetojnë larg dokumentat mund të dergohen edhe nëpërmjet Postës Shqiptare në adresën: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (UT), Rruga e Elbasanit, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit origjinal është 31 Janar 2021.
SHËNIM:
Përveç kategorive sociale të mëposhtme përfitojnë bursa nga fondi i mbështetjes studentore studentët e shkëlqyer të ciklit të parë “Bachelor”.
Nuk përfitojnë nga ky vendim individët që u takojnë kategorive sociale si më poshtë, të cilët:
1- janë duke ndjekur një program të dytë studimi për të cilin duhet të përballojnë koston e plotë të studimeve.
2- Studentët përsëritës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *