Organizata rinore gjermane “Copernicus Berlin”, së bashku me Freie Universität Berlin dhe Humboldt Universität, ju fton për të aplikuar për bursën International Excellence Scholarship Program – IES (Programi Ndërkombëtar i Bursave të Ekselencës).
Kjo organizatë punon prej 20 vitesh për të mbështetur studentët nga Evropa Lindore, Kaukazia dhe Azia Qendrore përmes ofrimit të një burse 6-mujore, që ndër të tjera mundëson shkëmbimin intensiv kulturor midis Lindjes dhe Perëndimit.
Afati i aplikimit: 15 dhjetor, 2020
Mësoni më shumë për programin e bursave: https://www.copernicusberlin.de/ies