ZGJEDHJET NË UNIVERSITET / PUBLIKOHET LISTA E KANDIDATËVE DREJTUES NË UT, REKTORI PA RIVALË

ZGJEDHJET NË UNIVERSITET / PUBLIKOHET LISTA E KANDIDATËVE DREJTUES NË UT, REKTORI PA RIVALË

Lista e kandidatëve drejtues të Univeristetit të Tiranës, pavarësisht firmës së ministres Besa Shahini, e cila vendosi që të shtynte datën e zgjedhjeve pa afat.

Artan Hoxha, dekani i Fakultetit të Drejtësisë, për momentin mbetet i vetmi kandidat për Rektor të Universitetit të Tiranës, ndërsa Komisioni Institucional i Zgjedhësve ka shpallur Listën për kandidatë për “ Rektor” dhe “ Anëtar i Senatit Akademik” përfaqësues nga personeli akademik dhe i studentëve.

Ndërkohë, është publikuar edhe lista me kandidatët për drejtues të Departameve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ku Sabri Laçi vijon të jetë i vetmi kandidat për dekan.

Listat janë përpiluar para shtyrjes së datës së zgjedhjeve dhe para shkarkimit si pedagoge të Majlinda Ketës, kryetares së Komisionit Institucional të Zgjedhjeve. Mynyr Koni, rektori i Universitetit të Tiranës e shkarkoi para disa ditësh, por ajo nuk e njeh vendimin, duke e kthyer në një çështje delikate mes tyre.

Sipas shënimit në listë, ajo është e vlefshme, edhe pse më datë 08.05.2020 është vendosur shtyrja e zgjedhjeve nga Ministria e Arsimit prej gjendjes së pandemisë së COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *