Viti i ri Akademik/ Në konvikte maska e detyrueshme, në dhoma jo më shumë se 3 veta! Drejtoresha: Në hyrje do u matet temperatura

Viti i ri Akademik/ Në konvikte maska e detyrueshme, në dhoma jo më shumë se 3 veta! Drejtoresha: Në hyrje do u matet temperatura

TIRANË– Më datë 2 nëntor studentët do të nisin vitin e ri akademik. Përgjatë kësaj kohët konviktet kanë bërë përgatitjet për pritjen e studentëve gjatë periudhës pandemike.

Drejtoresha e Rezidencës Studentore Universitare nr.2 në kryeqytet,  Zhanina Dapi tregon se në këto ambjente maska do të jetë e detyrueshme dhe se që në hyrje studentëve do tu matet temperatura.

Në ambientet e përbashkëta studenti mban maskën të detyruar, mban distancën e detyruar të përcaktuar diku tek 1 metër largësi. Në momentet që ndodhen në dhomat e tyre personale mbetet në dëshirë të studentit mbajtja apo e jo e maskës. Kemi një staf të përhershëm që bën matjen e temperaturës”– u shpreh drejtoresha e RSU nr.2.

Ndarja e studentëve në dhoma do të bëhët në bazë të distancës që përcaktohet sipas sipërfaqes së dhomës.

“Numri i studentëve nëpër dhoma përcaktuar nga kushtet teknike, distanca sipas sipërfaqes së dhomës është minimizuar.  Ka dhoma ku janë të akomoduar 2 studente dhe dhoma ku janë të akomoduar tre studente. Kanë një ambient të përbashkët që është tualeti bashkë me dushet”-tha Zhanina Dapi.

Në rast se një prej studentëve shfaq shenja apo rezulton i prekur me covid-19, atëhere studenti do të izolohet në dhomë bashke me shoqet e dhomës.

“Në momentin që evidentohet një student ne bëjmë distancimine tij, e izolojmë ne dhomën ku është. Pas simptomës njoftohet mjeku i familjes që na orienton nëse duhet bërë tamponi apo jo. Nën momentin që do bëhet tamponi, studenti do të qendrojnë i izoluar derisa të vijë përgjigjia. Bashkë me studentin do të izolohen dhe studentët e tjerë që  janë dhomë. Stafi jonë është në pritje dhe ndjekje të studentit duke qendruar jashtë apartamentit të studentit duke e ndihmuar për cdo nevojë personale që ka”-shpjegoi Dapi.

Në Rezidencën Studentore Universitare nr.2 ka kapacitet për 270 studentë në një godinë. Aktualisht në konvikte janë studentët që po vazhdojnë sezonin e provimeve, ndërsa kanë nisur regjistrimet për vitin e ri akademik.

Source: Shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *