Studentja dyshohet me Covid-19, Universiteti Politeknik do i zhvillojë provimet online

Studentja dyshohet me Covid-19, Universiteti Politeknik do i zhvillojë provimet online

Universiteti Politeknik i Tiranës ka vendosur që provimet t’i zhvillojë online, kjo për shkak se dyshohet se një nga studentet është infektuar me koronavirus.

Studentja në fjalë është në vitin e tretë të studimeve, në degën e Teknologji e Informacionit. Nëna e saj është konfimuar me koronavirus, e për këtë arsye edhe vajza do të kryejë tamponin.

“Dyshohet për një studente me Covid. Studentja në vitin e tretë te FTI. Studentja shfaqi shenja të Covid. Nëna e studentes, me Covid. Studentja në provim para 5 ditësh. Nuk anulohet sezoni i provimeve. Studentët do bëjnë online provimet”, thotë Rektorati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *