Procedurat e aplikimit, Raundi i Dytë & gjithcka duhet te dini sipas udhezimit zyrtat te ministris

Procedurat e aplikimit, Raundi i Dytë & gjithcka duhet te dini sipas udhezimit zyrtat te ministris

Procedurat e aplikimit, Raundi i Dytë

1. Në periudhën e caktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe RASH,
për çdo vit akademik, do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi,
të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që:


a. nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë;


b. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallurfitues;

c. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen;


d. janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.

2. Aplikimi kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të RASH-it).

3. Nga drejtoritë e institucioneve arsimore, për të gjithë maturantët/kandidatët që kanë aplikuar
me formularin A1 dhe A1Z, hidhen në Portalin Online të Maturantit të dhënat e lidhura merezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, deri në datën e përcaktuar
në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe RASH, për çdo vit akademik.

4. DRAP/ZVAP-të të marrin masa për krijimin e kushteve (mjedise, asistencë teknike,
këshilluese, etj.) për t’i ofruar maturantëve/kandidatëve çdo ndihmë të kërkuar lidhur me
procesin e aplikimit për pranim në IAL.

5. Maturantët/kandidatët, që nuk kanë aplikuar në raundin e parë, përpara aplikimit për zgjedhjen
e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në
vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë,
nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-ALBANIA.
Maturantë/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe do të riaplikojnë në raundin e
dytë, nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund. Periudha e kryerjes se
pagesës, afati i dorëzimit të mandatit të pagesës, si dhe konfirmimi në portalin U-ALBANIA
nga sekretaritë e shkollave, përcaktohen në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të
QSHA dhe RASH, për çdo vit akademik.

6. Sipas afatit të përcaktuar, në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe
RASH, për çdo vit akademik, RASH i përcjell, në formë elektronike dhe zyrtarisht, QSHA-së
listën e aplikantëve të raundit të dytë për çdo program studimi, sipas fushave të mëposhtme:


a) IAL;


b) Njësia kryesore e IAL-së;


c) Cikli i studimit;


d) Programi i Studimit;

e) ID e Maturës;

f) Të dhënat personale të aplikantit.

Përcjellja e të dhënave dhe rezultateve, procesi i përllogaritjes së pikëve dhe
publikimi i listave të maturantëve/kandidatëve të renditur, Raundi i Dytë

1. Sipas afatit të përcaktuar, në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe
RASH, për çdo vit akademik, QSHA i përcjell RASH-it, në formë elektronike dhe zyrtarisht,
për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre:
a) ID e maturës;b) Të dhënat personale dhe të dhënat shkollore (shkolla, DRAP/ZVAP, lloji i formularit);
c) Notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme;
d) Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore;
e) Mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme të lartë;
f) Mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore;
g) Mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas VKM për kriterin e notës mesatare;
h. Indekset e profileve të shkollave të mesme të larta.Në datën e përcaktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe RASH,
për çdo vit akademik, IAL-të mund të shkarkojnë nga portali U-Albania, për çdo program
studimi të ofruar nga ana e tyre:a) listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur ato programe studimi;
b) Numrin personal të maturantit/kandidatit;
c) notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme të lartë;
d) rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore;
e) mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme të lartë;
f) mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore;
g) mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas VKM për kriterin e notës mesatare;
h) indekset e profileve të shkollave të mesme të lartë.3. IAL-të për çdo program studimi që ofrojnë kryejnë procesin e përllogaritjeve të pikëve për
çdo aplikant, sipas kritereve të pranimit të përcaktuara nga IAL-ja me vendim senati. IAL-të
për çdo program studimi që ofrojnë, publikojnë listat e aplikantëve të renditur dhe
formulën/mënyrën e përllogaritjes. Pas fituesit të fundit vendoset vija e kuqe, në varësi të
kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit.4. Brenda datës së përcaktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe
RASH, për çdo vit akademik, IAL-të afishojnë dhe publikojnë listat e renditjes së aplikantëve,
duke përdorur si element identifikimi vetëm ID e tyre, në mënyrë që të respektohen
përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Brenda datës së përcaktuar
në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të QSHA dhe RASH, për çdo vit akademik,
IAL-të ngarkojnë një kopje elektronike të këtyre listave në portalin U-Albania.

●●●ky material eshte edituar nga @postmatura.al – ndalohet kopjimi nga faqet e tjera!

1 comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *