NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI AKADEMIK 2020-2021

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI AKADEMIK 2020-2021

Në mbështetje të urdhrit të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nr. 293, datë 29.09.2020, ju bëjmë me dije se viti akademik 2020-2021 në institucionet e arsimit të Lartë, si edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), fillon më datë 2 Nëntor 2020.

Nisur nga situata e pandemisë shkaktuar nga COVID-19, UBT ka ndërmarrë masat e nevojshme për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të efektshëm dhe në mbrojtje të shëndet të studentëve, stafit akademikë dhe administrativ.

Si rrjedhojë, procesi mësimor në UBT, do të zhvillohet në dy forma:

  1. Leksionet do të zhvillohen online nëpërmjet platformës ZOOM
  2. Seminaret do të zhvillohen në sallat e ambienteve të fakultetit respektiv sipas orarit të miratuar

Kërkojmë mirëkuptimin Tuaj që gjatë prezencës në ambientet e kampusit të UBT të zbatohet Protokolli i masave Anti-covid (Mbajtja e maskës dhe distancë mbi 1.5m, dezinfektimi i duarve, matja e temperaturës).

Orarin mësimor, për vitin akademik 2020-2021, për secilin Fakultet mund ta gjeni si më poshtë:

  1. Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit: https://ubt.edu.al/sq/fakulteti-i-bujqesise-dhe-mjedisit/
  2. Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit: https://ubt.edu.al/sq/fakulteti-i-ekonomise-dhe-agrobiznesit/
  3. Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit: https://ubt.edu.al/sq/fakulteti-i-bioteknologjise-dhe-ushqimit/
  4. Fakulteti i Mjekësisë Veterinare: https://ubt.edu.al/sq/fakulteti-i-mjekesise-veterinare/
  5. Fakulteti i Shkencave Pyjore: https://ubt.edu.al/sq/fakulteti-i-shkencave-pyjore/

Studentëve, stafit Akademik dhe administrativ, si dhe partnerëve tanë, ju urojmë një vit akademik sa më të mbarë!

Rektorati i UBT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *