Merret vendimi për vitin e ri akademik! Edhe Universitetet lihen në mes të katër rrugëve!

Merret vendimi për vitin e ri akademik! Edhe Universitetet lihen në mes të katër rrugëve!

Në javën e parë të nëntorit do të nisë viti i ri akademik në Universitetin e Tiranës. Lajmin e ka bërë me dije rektori i ri i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha në një intervistë për News 24.

Ai ka treguar se do bëhet një kombinim i mësimit online me atë në auditore dhe se specialistët janë duke krijuar platformën online për të gjithë studentët dhe pedagogët.

Sipas Hoxhës, deri më sot nuk janë raportuar studentë apo pedagogë të infektuar me Covid-19 brenda Universitetit të Tiranës. Ai siguron se në rast se identifikohen raste të tilla, atëherë do të merren masa të menjëhershme.

Mësim online? Por, si?

Ndonëse karantinimi si pasojë e shpërthimit të Covid-19 në muajin mars, kishte si zgjidhje për vijimin e procesit mësimor “mësimin online”, duket se ky i fundit ka shërbyer më shumë si një fasadë se të ketë kontribuar realisht për dije. 

Studentët na kanë treguar në sondazhe dhe prononcime se mësimi online tregoi se ishte një dështim spektakolar, pasi nuk është realizuar me një plan të mirëmenduar. Shumë prej tyre nuk kanë mundur t’a ndjekin, ashtu si shumë studentë të tjerë.

Në kushtet në të cilat është zhvilluar mësimi online ka qenë diskriminues dhe diferencues për ata studentë që nuk kanë pasur mjetet e nevojshme për t’a ndjekur. Madje studentët kanë pohuar se ishte një kosto shtesë bashkë me ofertat e internetit, wirless etj që duheshin paguar.

Por, pavarësisht ankesave dhe pakënaqësive ende nuk ka një plan se si do realizohet kombinimi i mësimit online me atë në auditore, si do realizohet gjithpërfshirja e studentëve dhe mbi të gjitha a do paguhet taksa e plotë edhe për këtë vit, ashtu si për vitin që po lëmë pas. 

Si do rikthehen studentët në auditore, kur masat anti-Covid nuk po respektohen?

Nga 4,200 studentë që kanë marrë pjesë në sondazhin e kryer nga “iconstyle.al” disa ditë më parë, 67% e tyre janë përgjigjur se rregullat e pandemisë nuk po respektohen dhe se kushtet në universitete nuk ua mundësojnë diçka të tillë.

Madje shumë shprehen se nuk kanë parë asnjëherë të bëhet desinfektimi i sallave, që supozohet të kryhet menjëherë sapo një orë leksioni, apo provimi përfundon.

Duke filluar nga sallat e vogla dhe numri i madh i studentëve tek procedurat e vështira dhe mosndërgjegjësimi, rregullat e pandemisë në universitete duket se janë harruar dhe nuk do ishte çudi nëse në vijim do ktheheshin në vatra të reja infeksioni.

Po me transportin publik ç’po ndodh tani që studentët u rikthyen?

Problem i rrezikshëm mbetet edhe transporti publik, i cili përdoret nga pjesa më e madhe e studentëve. Këtu problem mbetet jo vetëm transporti urban, por edhe ai ndërqytetas, pasi siç e dimë shumë studentë zhvendosen nga qytetet e tyre për të ndjekur studimet.

Duke u ndalur te tranporti urban në kryeqytet (pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në sondazh studiojnë në Tiranë), studentët thonë se Bashkia nuk i ka shtuar linjat dhe kjo çon automatikisht në tejmbushjen e autobusëve, që përkthehet më pas në rrezik infektimi.

Burimi: IconstyleAl

1 comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *