KËSHILLA PËR SIGURINË E SHKOLLAVE

KËSHILLA PËR SIGURINË E SHKOLLAVE



Kthimi në shkollë, veçanërisht pas një shkëputje të gjatë është një kohë interesante dhe ngazëllyese ku nxënësit dëshirojnë që të ndajnë përvojat e tyre të verës me miqtë dhe mësuesit e tyre. Megjithatë, ashtu sikurse me çdo gjë në jetë, ka gjithmonë mundësi fatkeqësish dhe të papriturash që mund të ndodhin gjatë kohës së shkollës duke rrezikuar mësuesit, nxënësit, prindërit dhe rreziqe të tjera. Më poshtë do të gjeni disa këshilla mbi sigurinë në shkollat publike dhe ato private, të të gjitha niveleve, për t’i përfshirë në parapërgatitjen nga ana e tyre të vitit të ri shkollor, në mënyrë që, mësuesit, prindërit, dhe nxënësit të kenë garancinë mbi sigurinë e shkollave përgjatë gjithë vitit shkollor.



Sot teknologjia luan një rol kryesor për t’u siguruar që njoftime të ndryshme të kalojnë shpejt dhe direkt tek të gjithë. Instrumentet e komunikimit në dispozicion për këto qëllime normalisht variojnë nga njoftimet zanore në portalet e shkollave online, dhe në platformat e ndryshme të medias sociale të disponueshme në celular. Për rritjen e sigurisë, shkollat mund të kryejnë njoftimet e tyre përgjatë gjithë vitit shkollor lidhur me projektet dhe aktivitetet e ardhshme apo për punimet rinovuese në mjediset dhe infrastrukurën shkollore.



Pritja e nxënësve në mëngjes dhe përcjellja e tyre jashtë dyerve të shkollës nga mësuesit është një përvojë mjaft e këndshme dhe që të fal siguri. Për më tepër, mësuesit ka edhe më shumë të ngjarë që të vënë re çdo lloj parregullsie të mundshme, duke qenë se, janë ata që e kalojnë pjesën më të madhe të ditës me nxënësit e tyre në shkolla.



KOMISIONI I SHËNDETIT, SIGURISË, MIRËMBAJTJES DHE MJEDISIT TË SHKOLLËS[1]

Të gjitha shkollat në sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin ligjor për ngritjen e ‘Komisionit të shëndetit, sigurisë, mirëmbajtjes dhe mjedisit të shkollës’, i cili përbëhet nga mësues, prindër dhe nxënës të zgjedhur nga ‘Këshilli i Mësuesve’, ‘Këshilli i Prindërve’ dhe ‘Qeveria e Nxënësve’ të shkollës dhe që mbikëqyr të gjitha kushtet e ruajtjes së shëndetit, të higjienës, të pastërtisë, mjedisit, të sigurisë së nxënësve dhe punonjësve dhe ruajtjen e mirëmbajtjen e mjediseve dhe të pajisjeve.

RUAJTJA E SHËNDETIT

Stafi drejtues i shkollës(ave) është përgjegjës për të njoftuar urgjencën shëndetësore, organizimin e transportit për nxënësin ose punonjësin mësimorore e porosit të veprojë kështu, si edhe njoftimin e prindërve. Një (1) mësues për 400 nxënës duhet të jetë trajnuar dhe të zotërojë ‘Çertifikatën për Administrimin e Ndihmës së Parë’.



KOMPONENTI I SIGURISË (NENI 117)

Rishikimi periodik i sistemit të sigurisë dhe të planeve të evakuimit nga zjarret, përmbytjet ose tërmetet dhe koordinimi me Shërbimin e Zjarrëfikësve, të Urgjencës, dhe Policisë në qyetin përkatës ku ndodhet shkolla juaj janë masa konkrete mbi funksionimin e duhur të shkollës(ave) ku gjithsecii prej jush është i informuar mbi të gjitha masat dhe hapat që duhet të ndiqen në raste urgjencash. Për këtë arsye të gjitha shkollat duhet të kenë: a) të afishuara numrat e emergjencës për – policinë, zjarrfikësit, urgjencën; b) mësuesit dhe nxënësit janë udhëzuar dhe stërvitur për hapat e veprimeve në shkolla për ngjarje të jashtëzakonshme – rënie zjarri, përmbytje, tërmete etj.

Source: Sigal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *