Universitetet: Të trija raundet e regjistrimit në U-albania. Ja nota mesatare për Mësuesinë dhe Gjuhët e huaja

Universitetet: Të trija raundet e regjistrimit në U-albania. Ja nota mesatare për Mësuesinë dhe Gjuhët e huaja

Regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të tre raundet do të aplikohen në U-albania. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ne nje konference per median njoftoi pezullimin e rritjes së notës mesatare për pranimet në disa degë të Universitetit, ndërsa është hequr nota mesatare për artet dhe Sportet.

“Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme të notës për të gjitha programet në mësuesi. Kjo do të aplikohet vitin tjetër, ndërkohë këtë vit nota mesatare do të jetë 7.5

Për degët e gjuhëve të huaja është zbritur në 7 nota mesatare.  Vitin tjetër do të vijojmë me rritjen e notës mesatare”  

– Është hequr nota mesatare për degë të zbatuara në talent, Artet dhe Sportet. 

 -Është hequr nota mesatare për pranimet e studentëve nga trojet shqiptare jashtë Shqipërisë.  

Kriteret për të pranuar këto studentë i vendos vetë Universiteti, jo ministria e Arsimit

Regjistrimi

Në fund të korrikut hapet faza e parë e regjistrimit.  Këtë vit do të jenë të tre raundet e regjistrimit në portalin U-albania. Kushdo që regjistrohet nga universiteti jashtë këtyre tre raundeve nuk merr numrin e matrikulimit.

Kush përfiton bursa 

Studentët në institucione të arsimit të lartë publik

-Do të ketë përgjysmim i tarifave për studentët që kanë mbajtur mesataren mbi 6

Bursa përfitojnë studentët me notë 9 dhe 10 dhe studentët e familjeve në nevojë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *