Me maska dhe në distancë maturantët kthehen nesër në bankat e shkollës

Me maska dhe në distancë maturantët kthehen nesër në bankat e shkollës

Shahini: Në mënyrë që të kujdeseni për shëndetin tuaj, familjarëve tuaj, shokëve tuaj dhe mësuesve është me rëndësi të ndiqen disa rregulla të thjeshta gjatë qëndrimit në shkollë. Para se të vini në shkollë duhet të vendosni maskën, para shkollës do të rreshtoheni në distancën deri në 2 metra nga njëri-tjetri, distancë që duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit tuaj në shkollë.

Edhe ulja në klasat tuaja është organizuar në një distancë të tillë. Nëse keni nevojë të përdorni dizenfektues gjatë qëndrimit në shkollë keni në bankat e shkollës nga një dizenfektues që mund të përdoret gjatë ditës. Nëse harroni regullat mos u shqetësoni pasi në hyrje të secilës shkollë dhe në hyrje të secilit kat kemi vendosur një poster me ilustrime të thjeshta të rregullave kryesore që duhet të ndiqni. Rregulli kryesor për parandalimin e përhapjes së viruseve është larja e shpeshtë e duarve.

Në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës maturantë dhe do të shfrytëzohen edhe shkollat 9 vjeçare.

Sa i takon provimeve do të përfshihen vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *