Masa të rrepta: Maturantët qe kapen me celular përjashtohen nga të gjitha provimet

Masa të rrepta: Maturantët qe kapen me celular përjashtohen nga të gjitha provimet

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ka shtuar masat disiplinore për Maturën Shtetërore të vitit 2020.

Ka qenë vetë ministrja Besa Shahini që ka publikuar një video, ku tregon se paraqitja e maturantit në qendrën e provimit ose konstatimi gjatë tij me celular sjell përjashtim direkt nga të gjitha provimet e maturës.

Sipas Shahinit, në të tilla kushte nxënësi ka të drejtë që provimin ta japi vetëm pas një viti.

Kujtojmë që ditën e djeshme, u zbulua se këtë vit si asnjëherë më parë administratorë provimi do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *