Largohet Besa Shahini, zbulohet emri i ri i ministrit të Arsimit

Largohet Besa Shahini, zbulohet emri i ri i ministrit të Arsimit

Dita e parë e vitit të ri shkollor, ishte dita e fundit e Besa Shahinit në postin e Ministres së Arsimit. Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta largojë zonjën që u emërua me bujë rreth 2 vite më parë.


Rama ka vendosur të emërojë në postin e Ministres së Arsimit, Evis Kushin, e cila është deputete në qarkun e Elbasanit.

Besa Shahini e paralajmëroi largimin pak ditë më parë. Kohët e fundit ajo është kontestuar nga prindërit dhe nxënësit, për mënyrën si e ka menaxhuar situatën e nisjes së vitit të ri shkollor.


Ndërkohë Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit, u shpreh se do punojë për të përmisuar situatën, si dhe ndërtimin e shkollave të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *