Ja se si do funksionoj korrigjimi elektronik i provimeve të maturës këtë vit

Ja se si do funksionoj korrigjimi elektronik i provimeve të maturës këtë vit

Do ti besohet elektronikës korrigjimi i provimeve të Maturës Shtetërore. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Arsimit ku tregon edhe mënyrën se si do bëhet ky korrigjim.

Ky proces i vlerësimit kalon përmes skanimit të fletës së provimit të maturantit nga kompjuteri dhe më pas do dalin rezultatet e pyetjeve me atlernativa. E ndërsa korrigjimi manual për pyetjet me shtjellim do të bëhet nga mësuesit. Kjo metodë rrit efektivitetin në korrigjimin e provimeve si dhe në saktësinë e rezultatit.

Kujtojmë se kjo formë vlerësimi filloi fazën si një projekt pilot që në muajin janar, nga ku morën pjesë rreth 2000 nxënës nga gjimnaze të ndryshme në vend. Këta nxënës iu nënshtruan provimeve të detyrueshme me zgjedhje për të zbuluar kohëzgjatjen e provimit, aplikimin e metodës vlerësuese dhe qartësinë e pyetjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *