Denoncim nga nje maturante ne lidhje me provimet e matures 2019 ne forum

Denoncim nga nje maturante ne lidhje me provimet e matures 2019 ne forum

Ne forumin Post-Matura qe eshte plateforma ku te rinjte mund te bashkohen dhe te ndihmojne njeri-tjetrin ose shprehin mendimin e tyre te lire dhe te pa censuruar eshte bere dy here rresht nga maturante  ne lidhje me provimet e matures, modelin e ri te provimit dhe kohen e zhvillimit te provimit, me posht gjendet denoncimi i plote:

” Pershendetje. Jam nje maturante ne nje nder gjimnazet me ne ze te Tiranes. Doja te ndaja nje problem qe eshte permendur edhe me pare ketu ne forum, por qe fatekeqsisht nuk mori shume vemendje. Sot ne shkolle kishim paraprovimin e letersise. Struktura e testit ishte realizuar ashtu sic eshte parashikuar nga ministria. Problemi i vetem qe ne fakt me penalizoi jo vetem mua, por edhe miqte e mi ishte koha per zhvillimin e testit. 2 ore e gjyse eshte totalisht e PAMJAFTUESHME per te realizuar nje pune sa me te arrire. Personalisht, nuk arrtita as te beja dot zhvillimin e esese dhe une humbas pothuaj te gjitha piket ne ate pjese te testit. Pa marre parasysh edhe gabime te tjera qe mund te kem bere gjate rruges, vetem ky fakt me penalizon dhe une e kam te pamundur te marr noten qe dua. Si nje nxenese gjithmone e devotshme ne mesime dhe nje nder fitueset te olimipiades se letersise vjet, mund te kuptohet qe eseja eshte nje nder pikat e mia me te forta. Pikerisht, si nje nxenese e tille, une nuk kam mundesi qe te nxitoj ne menyren e te shprehurit dhe shkruarit ne ese vetem qe te arrij te perfundoje te gjithe provimin ne kohe. Duke ditur edhe metoden mjafte te rrepte se si korrigjohen esete e matures dhe pasojat mjaft te renda per te ardhmen e cdo nxenesi nese nuk arrin piket e duhura (e kam fjalen per noten me te cilen vleresohet provimi qe ndikon me pas ne mesatare), gjykoj qe vendimi qe testi i letersise te realizohet ne vetem 2 ore e gjyse te rishikohet. Tashme, vec nje muaj na mbetet deri sa te filloje faza e vertete e provimeve. Kemi ende pak kohe per te kerkuar rishqyrtim dhe marrje masash te reja per kete problem MADHOR. Kjo nuk eshte shaka, eshte e ardhmja e secilit prej nesh, e ardhmja e nje brezi te tere. Duhet te na disponohen kushtet e duhura qe edhe ne te japim maksimumin tone ne keto provime. Ju lutem, kerkoj nje reagim te maturanteve qe te marrin se bashku ndonje iniciative per ta ndryshuar situaten para se te jete teper vone. Sot jemi ne, neser jane vellezerit dhe motrat ton, por te gjithe bashke, perbejme te ardhmen e ketij vendi. Po na cenohet e drejta per te vazhduar studimet ne nje dege te caktuar dhe kjo jo per shkak te paaftesise, dembelizmit apo paditurise sone, por per shkak te reformave te nxituara qe merren ne fushen e arsimit qe shtypin dhe thyejne endrrat tona. Ka ardhur koha per veprim dhe jo heshtje. Do ju lutesha te paraqisnit opsionet ose sygjerimet tuaja qe ta bejme ministrine e Arsimit te na e vere veshin. Nuk kerkojme me shume se zgjatjen e kohes se testit te letersise per te pakten gjyse ore me teper. Ju lutem, mos e neglizhoni kete problem kaq serioz. ”

Ne qofte se edhe ju keni kete shqetesim ose shqetesime te tjera ne lidhje me provimet e matures ose maturen shteterore komentoni ne kete postim ne forum ose krijoni nje postim te ri, per te hyre ne forumi mund te klikoni butonin me posht ose nga menuja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *